Herald Marku është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori bëri një sezon fantastik me Vllazninë këtë sezon duke e ndihmuar ekipin e tij të renditet në vendin e dytë, por edhe duke fituar Kupën.
25-vjeçari është kontaktuar nga Kukësi, Partizani dhe Tirana në merkato, madje ka pasur edhe bisedime. Në një prononcim për “Shkodra Sport”, Marku ka pranuar bisedimet, ndërsa është shprehur se nuk ka vendosur ende të ardhmen e tij, por një gjë të tillë do ta bëjë kur të kthehet nga pushimet.
“Jeni kontaktuar nga Kukësi, Partizani dhe Tirana? “Po e konfirmoj që këto lajme janë të vërteta. Kam patur bisedime dhe kam marrë oferta konkrete nga këto skuadra”.
Po me Vllazninë? “Po kam folur edhe me drejtuesit e Vllaznisë për këtë çështje. Jemi në negociata. Prioriteti im është zhvillimi në aspektin professional individual si dhe në grup, pastaj ana ekonomike është e rëndësishme, por jo parësore”.
Kur vendoet e ardhmja? “Për momentin jam me pushime. Besoj se kur të rikthehem do të kem vendosur për të ardhmen”.