Toni Kroos nuk do të largohet nga Real Madrid. Ditët e fundit në media ishte përfolur se mesfushori gjerman mund të provojë një aventurë të re, duke parë që edhe kontrata e tij skadon në 2023.
Sipas zërave në Spanjë, Zidan dhe klubi madrilène nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij. Kroos është ende një lojtar I rëndësishëm për skemat e trajnerit francez dhe do të qendrojë deri në fund të kontratës.
Nuk përjashtohet mundësi që të rinovojë kontratën e tij pasi Kroos është tepër I lumtur në “Santiago Bernabeu”. Në këtë mënyrë bien poshtë të gjitha hipotezat për një largim të tijin drejt Amerikës dhe Kinës edhe pse ofertat nuk kanë munguar.