Mediat shqiptare në Maqedoni kanë zbuluar sot tratativën e nisur mes Shkëndijës së Tetovës dhe një klubi rus, pa publikuar emrin se për cilën skuadër bëhet fjalë. Besart Ibrahimi, super sulmuesi që luan për nënkampionët e Maqedonisë është i kërkuar nga disa ekipe në Azi, Izrael dhe në Rusi. Këtë lajm e ka raportuar “Shqipmedia” dhe pritet të gjej konfirmim në ditët në vazhdim. Afrimi i fundit i sulmuesit të Fiorentinës në Tetovë, shifet si lëvizje paraprake për të zëvendësuar Ibraimin tek Shkëndija. Se çfarë do të ndodh pritet të mësohet pas mbarimit të “Play-Off” në Liga Evropa.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.