Pavel Nedved dhe Fabio Paratici ia kanë hedhur paq drejtësisë sportive, pasi video e tyre duke sharë arbitrin e takimit Napoli 1-0 Juventus nuk është marrë parasysh nga gjykatësi sportiv. Në Itali, dy drejtuesit e Juventus u akuzuan për përdorimin e një gjuhe jo të hijshme nga shkallët e stadiumit.
Gjithçka nisi pasi mbrojtësi Di Lorenzo i Napolit shkaktoi një faull që s’u ndëshkua nga kryesori Calvarese. Më herët mbrojtësi i Napolit kishte marrë një karton dhe ky moment do nxirrte bardhezinjtë në epërsi numerike. “Turp Calvarese, turp të të vijë si nuk e dhe kartonin e verdhë”, thotë Paratici.