Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë me rezultatin 4-0 në transfertë. Fitorja më e thellë për Kombëtaren tonë në transfertë. Odise Rroshi është kthyer në njuë “xhol” për Kombëtaren duke i dhënë frymëmarrje ekipit, pas ndeshjes foli për supersport:
“Ngaqë të gjithë sulmuesit kanë shënuar dhe Manaj kishte disa ditë që donte të shënonte unë bëra timen që ai të shënonte. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, tifozët janë të kënaqur. Tani do shikojmë ndeshjen e radhës ndaj Andorrës dhe një ndeshje shumë të bukur ndaj Francës kështu që të shohim”, tha Rroshi
“Objektivi im është që të luaj 90 minuta të plota. Ai që vendos është misteri dhe unë respektoj vendimin”, shtoi Rroshi
Fakaj nga studio e Supersport e pyet me shaka ku qethet?
“Te berberi më i mirë Erti në Kavajë”, përfundoi Rroshi