Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Superiores, duket se vijon të luhet edhe përtej 90 minutave të zhvilluara në fushën e Loro Boriçit ku bardheblutë triumfuan 0-2. Në një stadium të tejmbushur, të besuarit e Memës arritën t’ia dilnin duke marrë një rezultat pozitiv.
Megjithatë një duel interesant ishte dhe ai në shkallët e stadiumit, teksa dy tifozëritë respektive u përplasën në distancë. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga e shtuna, mbështetësit shkodranë kanë ironizuar ata bardheblu përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.
“Këta pra erdhën panë dhe pushtuan, pikërisht këta që ju po i shihni pas mureve sikur miu. O jeni ju, jeni kur*at bardheblu”, shkruhet në postimin e tyre ilustruar me foton e tifozëve të Tiranës.