Aksi Paris-Torino pritet të nxehet gjatë merkatos së janarit. Të dy klubet po përgatisin shkëmbimin e dy mesfushorëve. PSG-ja kërkon shërbimet e Emre Can që është lënë jashtë planeve të trajnerit Sarri, ndërsa në shkëbim ofron Paredes. Mesfushori argjentinas duket se nuk është përshtatur shumë në Francë dhe mund të rikthehet sërish në Itali.
Në Serie A, Parades ka luajtur me Romën, ndërsa këtë herë do të ndryshojë fanel. Edhe gjatë merkatos se verës u përfol shumë për interesimin e PSG-së për disa lojtarë të Juventusit, por në fund nuk arritën të merrnin asnjë prej tyre. Gjatë merkatos së janarit pritet të zbulohet më shumë për aksin Paris-Torino.