Një nga sulmuesit më të mirë në Kategorinë Superiore është Kyrian Nwabueze. Sulmuesi nigerian shënoi 24 gola këtë sezon në kampionat, më shumë se çdo kush tjetër.
E ardhmja e 27 vjeçarit është në pikëpyetje, pasi dëshira për të lënë ”gjurmë” në një klub ose kampionat tjetër, është e madhe. Një nga hipotezat e mundshme është Hapoel Beer Sheva në Izrael, me këta të fundit që kanë shfaqur interesim konkret.
Vendimtare në fund do jetë dëshira e Nwabueze, i cili do vendosë pikat mbi ”i”. Kjo do ishte një humbje jo vetëm për Laçin, por për gjtihë kampionatin shqiptar.