Një nga lojtarët më të mirë të Partizanit është Bruno Telushi. Mesfushori vlonjat ka bërë shpehherë diferencën tek të kuqtë, pavarësisht momentit që skuadra kalon. Në një intervistë për RTSH SPORT, Telushi flet për synimet e ekipit, por tregon edhe se çfarë bëri që kriza të harrohej. Ai beson se triumfet ndaj Flamurtarit dhe Luftëtarit i dhanë impuls Partizanit për ringritjen. Diçka u tha edhe për 90 minutëshin e nesërm në “Air Albania”, ku rivali është Laçi.
” Tani që e zhvillojmë stërvitjen në mëngjes, ngrihem, ha mëngjes dhe shkoj. Nuk kam shumë kohë për familjen. Kur kemi stërvitjen mbasdite, marr familjen dhe mundohem të argëtoj fëmijët.
Momentet më të bukura janë ato të vitit të kaluar ku dolëm kampion. Do më kujtohet gjithmonë kur po humbnim 1-0 dhe Hebaj shënoi dy gola. Derbi? Nuk e meritonim 5-1. Marrëdhënie të mirë kam me Trashin dhe Bitrin. Trashi? U ndjeva njësoj si të ikja vetë. Mu bë qefi që u largua. I thash duro se do të sjelli zoti diçka. Trashi do i mungojë Partizanit, pasi të gjithë e dijnë se çfarë jepte në fushë.
Numri 19 të hiqet nga Partizani, deri sa të kthehet këtu. I thashë dhe thjeshtë më pa. Mesfusha ka ndryshuar që dy vite. Vjet me Gegën loznim me dyshe. Kjo më bëri të ndihem akoma më mirë. Tani unë po luaj para mbrojtjes, e është diçka ndryshe.
Rinovimi? Nuk e mendoj. Dua të jap maksimumin në këto ndeshje. Kjo ngelet të shikohet në fund. Ofertë nga Shëkndija? Pa u menduar fare do zgjidhaj Partizanin. Kam pasur kontakte me t’a, por dua t’i qëndorj deri në fund Partizanit.
Disfatat në derbi? Të humbësh në derbi, nuk humb vetëm në fushë, por edhe jashtë. Lojtarët mund të luajnë dy-tre vjet, por tifozëria është aty gjtihmonë. Më tifozët kam marrëdhënie të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist. Me Demin kam amrrëdhënie të veçantë sepse është nga Çamëria. Presidentin e quaj si një prind për mua. Flasim Goxha dhe më konsideron si fëmijën vet ” – deklaron Telushi.