Sergio Ramos ka zbuluar së fundmi tatuazhin e tij më të ri. Kapiteni i Real Madrid ka treguar 4 numrat qe kanë lënë shenjë në jetën e tij si futbollist. Në gishts ai ka shënuar përkatësisht numrat 35, 90+, 32 dhe 19. Numrat 35 dhe 32 i përkasin periudhës së fillimit të karrierës tek Sevilla. Ndërsa 90+ përfaqëson minutat shtesë ku shënoi golin e barazimit ndaj Atletico Madrid për trofeun e 10 të Real Madrid në Champions League. Numri 19 tregon moshën e tij kur për herë të parë debutoi me kombëtaren e Spanjës në vitin 2005 në një miqësore me Kinën.
Ramos është bërë protagonist tek Real Madrid me golat që ka shënuar në dy javët e fundit të La Ligas, përkatësisht ndaj Barcelonës dhe Deportivo La Corunas.