Jose Mourinho është aktualisht pa skuadër, pas shkarkimit nga Manchester United. Trajneri portugez i përfol për një rikthimin në Madrid ditën e fundit, por ishin lojtarët ata që nuk dëshironin Mourinhon në krye të skuadrës. Në këtë mënyrë, Perez vendosi t’i besoi sërish Zidan. Tashmë, Mourinho duhet të gjejë një skuadër të re për të trajnuar sezonin e ardhshëm. Interi dhe PSG-ja dy skuadrat më të mundshme që trajneri portugez mund të trajnojë.
Sipas Bookmaker, Interi dhe PSG-janë dy ekipet më pak të kuotuara dhe sipas Bookmaker skuadra franceze kuotohet me koefiçentin 5, ndërsa Interi me koefiçentin 5.5. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Mourinhos sezonin e ardhshëm.