Roma fitoi dje 2-0 me Lazion në derbin e kryeqytetit italian. Shqiptari Marash Kumbulla nuk u preferua si titullar nga Fonseca, teksa u fut në pjesën e parë duke zëvendësuar të dëmtuarin Ibanez (minuta 38). Edhe pse jo nga fillimi, mediet italiane kanë vlerësuar lartë paraqitjen e mbrojtësit, duke I vendosur notën 7.0.
Pas ndeshjes, në rrjetet sociale tifozët e Romës kanë komentuar paraqitjen e shqiptarit 21 vjeçar, duke i dhënë edhe duartrokitje virtuale. “Hyrja e tij në fushë ishte thelbësore. Është një lojtar i vështirë për t’u thyer nga kundërshtarët dhe një mbrojtje e madhe për Romën”, shkruhej në vlerëismin për të nga goal.com.