Atalanta ia doli të triumfonte 4-1 në Champions ndaj Valencias. Pas sfidës, Papu Gomez dha një intervistë për Sky Sport, ku foli pikërisht për ekipin që po i mahnit të gjithë, por edhe për kundërshtarët.
”Ne e dinim ku do godisnim, e kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Sa i përket tifozërisë, nuk e prisja që të ishin kaq shumë në San Siro. Ndonjëherë rrezikojmë shumë më mbajtjen e topit. Të shkojnë në Spanjë për një rezultat pozitiv” – shprehet argjentinasi.
Sa i përket kampionatit, bergamaskët kërkojnë një vend në top katërshe. Nuk do jetë e lehtë pasi në garë janë Napoli, Lazio, Milan dhe Roma.