Është mbyllur 1-1 ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, zhvilluar në 20:45 në Air Albania. Të kuqtë kanë shënuar të parët me Melon ë të 76 minutë, ndërsa vetëm në sekondat e fundit Ernest Muçi ka shpëtuar fytyrën e bardhebluve, duke mbajtur të tijtë te rezultatet positive, duke mos lejuar që ndjekësit të afrohen më shumë.
Ndeshja ka qenë e fortë në mesfushë dhe me raste të shumta, ndërsa Partizani kishte një ekip të cunguar edhe prej lojtarëve të karantinuar pas testimit pozitiv me Covid-19. Tirana merr një pikë me vlerë dhe pret nesër rezultatin e rivalëve të Kukësit. Partizani zhvilloi për 90 minuta një ndeshje karakteri. Për Gol pas Goli, trajneri I Tiranës Emmanuel Egbo u shpreh:
1 gol dhe shpërdorim rastesh? Ndeshjet janë drejt fundit dhe shumica e ekipeve janë në ankth për fundin dhe ndeshjet e mbaruara, pikët janë në lojë. Ndeshja e sotme bëri të vetën do shumë karikim dhe motivim. Ne vijmë nga dy humbje dhe ka ndikuar në vetëbesimin e lojtarëve. Duhet të jemi të kanqur që barazuam në fund.
Lëvizjet e stolit shumë vonë? Ndërrimet duhet ta bëjmë kur duhet, jo gjatë lojës. Bëjmë dy sulmues dhe heqim lojtarët në krah. Për këtë kemi punuar. Muçi pranë Ngoo dhe përfitim nga sponda. Gjë që sot ai e bëri.
6 pikët e kampionit I shihni pranë? Kemi ndeshje në Kupë dhe do shohim për kampionatin. E kemi në këmbët tona titullin dhe nuk presim dhurata nga të tjerët. Do hyjmë në fushë dhe në fund të kampionatit do bëjmë llogaritë.
Besoni që ekziston bashkëpunim dhe a jeni të bashkuar në këtë finish sezoni? Jemi të bashkuar dhe ndaj rrimë deri në fund bashkë dhe të përqëndruar për barazimin sot. Të gjithë, dhe lojtarët me eksperiencë janë bashkë për këtë takim dhe pikë që na takon. Pas Kukësit iu thashë çunave që kemi besim për të përfunduar atë që kemi nisur. Edhe çunat që janë jashtë loje janë bashkë. Ne e kishim ndeshjen duke na ikur nga duart por ia dolëm. I falenderoj djemtë që nga I pari te I fundit.
A meriton Muçi më shumë minuta? Nuk e kam peng sepse nuk ka qenë në formëne duhur nga dëmtimi. Jemi duke e futur tani sepse po vjen në formën e duhur. E kemi aktivizuar me U19 dhe po bën mirë.