Dusan Vlahovic nuk do të rinovojë kontratën e tij me Fiorentinën. Sulmuesi serb ka kontratë deri në 2023 me skuadrën e Serie A, por vetë lojtari ka refuzuar marrëveshjen e re.
Është presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso që ka bërë me dije se lojtari nuk do të firmosë kontratën e re edhe pse I është ofruar një pagë shumë e lartë. Klubi përmes një postimi në faqen zyrtare ka publikuar deklaratën e presidentit që shkruan se Vlahovic ka refuzuar rinovimin që do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e klubit italian.
Postimi i Fiorentinës:
“U kam premtuar fansave që kur kam ardhur se do jem i sinqertë me ta dhe nuk do të bëj premtime që nuk mund t’i mbaj. Doja të flisja për rinovimin me Vlahovic. Fiorentina i bëri një ofertë shumë të rëndësishme, një kontratë që e bënte lojtarin më të paguar në historinë e klubit.
Oferta jonë është përmirësuar disa herë për të plotësuar kërkesat e Dusan dhe përfaqesusve të tij. Pavarësisht përpjekjeve tona, propozimi i rinovimit nuk u pranua. Jam përpjekur të gjej një zgjidhje që të lumturojë djalin dhe klubin, por për fat të keq përpjekja jonë nuk është shpërblyer.
E vetmja gjë që na mbetet është që të respektojmë vullnetin e lojtarit dhe të gjejmë një zgjidhje të mundshme dhe të përshtatshme, që të vazhdojmë këtë sezon emocionues.
Në çdo rast lojtari ka një kontratë të vlefshme për 21 muajt e ardhshëm dhe ne jemi të sigurt që ai do e ndihmojë skuadrën për të arritur objektivat me golat e tij. Që në fillim ai ka treguar respekt për tifozët, shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin tonë”, shkruan Commisso në postimin e klubit.
Dichiarazione del Presidente Rocco Commisso.#Fiorentina #ACFFiorentina
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) October 5, 2021