Paulo Dybala ishte pranë largimit gjatë merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas ishte gati të bashkohej me Tottenhamin, por ishte Juventusi që në fund frenoi tratativën. Hapësirat për të këtë sezon kanë qenë me pikatore pasi lojtari nuk preferohet shumë nga Sarri. Në këtë mënyrë largimi i tij nuk skuadra nuk është një gjë e pamundur.
Tottenham nuk ka hequr dorë përfundimisht dhe në janar do të kthehet sërish për të bërë ofertën e duhur dhe për të bindur Dybala të lëri Torinon. Siç raporton “Sky Sport”, nuk është vetëm Tottenham skuadra e interesuar, por edhe Manchester United. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer është vënë pas argjentinasit pasi kërkon për të përforcojë ekipin me një lojtar të madh gjatë merkatos së janarit.