Lucas Torreira dëshiron të kthehet në Itali. Eksperienca me Arsenalin nuk ka shkuar siç duhet, sidomso pas ardhjes së trajnerit Arteta. Një nga klubet e interesuara për uruguajanin është Fiorentina, me klubin vjollcë që është e gatshme të kënaqë kërkesat ekonomike.
Mesfushori shtatshkurtër ka zhvillaur 29 paraqitje në Premier League, duke shënaur një gol. 24 vjeçari Torreira shihet si profile ideal për të zgjidhur ”hallet” e mesit të fushës në skuadrën e drejtuar nga Iachini, Fiorentina.