Testet e Teutës në tokën bullgare nuk kanë të ndalur.
Pjesëmarrja në Kupat e Europës ka shtuar intensitetin e përgatitjeve në kampin e durrsakëve, e cila kulmon me takime të shpeshta miqësore. Ditën e sotme, të besuarit e Bledi Shkëmbit do të luajnë miqësoren e tretë në tokën Bullgare.
Ndryshe nga dy herët e para, ku si kundërshtar kishte skuadra vendase, këtë herë, Teuta do të mas forcat me një skuadër që merr pjesë në Kupën e Europës.
Bëhet fjalë për Akademia Pandev, e cila mbrëmjen e 11 korrikut do të sfidojnë boshnjakët e Zrinjski, në kuadër të raundeve kualifikuese të Europa League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.