Ferland Mendy është lojtari i radhës i Real Madrid. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Sikurse raporton L’Equipe, 24 vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Konkurenca është shtuar në krahun e majtë, pasi me mbërritjen e Mendy në krahun e majtë, aty janë Marcelo dhe Reguilon. Mbetet për t’u parë si do të menaxhohet kjo situatë.
Sot, po ashtu është zyrtarizuar edhe sulmuesi Luka Joviç, i cili firmosi një kontratë 5 vjeçare me 13 herë kampionët e Europës.