Chelsea në merkaton e janarit dëshiron të bëjë shumë mirë, duke sjellë në skuadër lojtarë që të bëjnë diferencën. Drejtuesit e klubit londinez e dinë shumë mirë që Moratta nuk po jep atë që pritej dhe jkanë vënë në lëvizje për zulmuesin PSG-së, Edison Cavani.
Sikurse raporton “Daily Express”, Chelsea ofron 50 milionë Stërlina për uruguajanin. Mbetet për t’u parë si do të shkojë situata në lidhje me këtë lajm. Në fakt, do të jetë shumë e vështirë që diçka e tillë të ndodhë, sepse dihet prej kohësh që kampionët e Francës duan të triumfojnë në Europë dhe Cavani është pjesë planit të trajnerit Thomas Tuchel.