Mediat gjermane kanë shkruar sot, se Bayren Mynich ka nisur tratativata për të afruar në ekip një pej lojtarëve të Monacos. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, i cili është cilësuar si një prej talenteve më të rinj premtues.
Prej disa kohësh, trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti është vënë në kërkim të talenteve si Mbappe, që do mund të zëvendësojnë me kalimin e kohës legjendat e ekipit, si Franck Ribery dhe Arjen Robben.
Mësohet, se të dy lojtarët pritet të largohen nga Allianz Arena në vitin 2018, atëherë edhe kur skadon kontrata e tyre. “Mundo Deportivo”, ka bërë të ditur lajmin për një afrim të mundshëm të lojtarit të Monacos.
Nga ana tjetër për lojtarin e ri interesohen Real Madrid, Arsenal, PSG, Liverpool, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, që vështirësojnë punën për Bayernin.