Kukësi do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Tiranës ditën e premte në orën 18:00. Një sfidë titulli e cila do të zhvillohet në “Air Albania” dhe do të përcaktojë shumë për fatin e sezonit të të dy ekipeve. Në një prononcim për “RTSH Sport”, kanë folur edhe nga protagonistët e Kukësit, sulmuesi Valon Et’themi dhe mbrojtësi Obanor.
“Luan vendi i parë me vendin e dytë. Është një ndeshje e rëndësishme e nuk na lejohen hapa fals. Unë jam gjithmonë maksimumin tim në stërvitje dhe në fund ai që vendos për formacionin është trajneri Duro. Partizani dhe Tirana? Janë dy ekipe shumë të forta, por ne i trembemi vetëm vetes sonë”, u shpreh Valon Et’hemi.
“Do të bëjmë lojën dhe të presin se çfarë do të ndodh. Të gjithë duhet të bëjmë maksimumin pasi kjo është një punë skuadre e vetëm kështu mund të fitojmë. Nuk I trembem asnjë sulmuesi në kampionat dhe as sulmuesit të Tiranës, Ngoo.
Nuk mund të them që unë jam lideri I mbrojtjes së Kukësit pasi jemi të gjithë lidera. Duhet të punojmë sëbashku pasi vetëm kështu mund të fitojmë. Në këtë kampionat nuk ka ekipe të forta dhe të lehta pasi të gjitha skuadrat janë pothuajse aty aty. Ka ekipe fizikisht të mira, por edhe taktike dhe ky kampionat më ndihmon mua që të rrimet akoma më shumë”, u shpreh Obanor.