Luka Jovic është renditur si një nga objektivat më të rëndësishëm të Milanit në merkaton e ardhshme, nisur nga pasiguria për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic në klub.
Sulmuesi serb nuk është duke kaluar një sezon pozitiv me Real Madrid, pasi ai nuk ka arritur të gjejë veten. Ai ka shprehur dëshirën për tu larguar nga qyteti spanjoll, qoftë edhe i huazuar. Todofichajes.com shkruan se, Joviç tashmë ka shprehur dëshirën për një transferim në Milano.
Sulmuesi serb raportohet se ka folur me Ante Rebic, të cilin ai e njeh shumë mirë që nga koha ku kanë luajtur së bashku në Eintracht Frankfurt. Kroati duket se e ka bindur 22-vjeçarin që të vlerësojë seriozisht ardhjen në San Siro.
Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë, duke marrë parasysh që Real Madrid investoi 60 milion euro për të blerë Joviç, 1 vit më parë. Përveç Milanit, edhe Napoli ka shprehur interesin për sulmuesin. Arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, por kuqezinjtë me siguri që do të bëjnë një përpjekje.