Enis Bardhi gjjithmonë di të tregojë më së miri potencialin që ka. Anësori i majtë i Levantes i ka dhuruar fitoren skuadrës spanjolle në ndeshjen e vështirë në fushën e vështirë të Getafes.
23-vjeçari që përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare ka shënuar një “raketë” të vërtetë në sfidën e radhës në kampionatin spanjoll.
Shqiptari ka marrë duartrokitje nga të gjithë për supergolin e shënuar. Ky është goli i parë në këtë sezon i shënuar nga Bardhi, i cili ka ndihmuar më tepër shokët e skuadrës duke asistuar.
Edicionin e kaluar ai mbylli duke shënuar 9 gola në 29 aktivizime.
https://youtu.be/mRo80IENxOs