Eros Grezda nuk është grumbulluar nga Cristian Panuçi në për sfidën e sotme ndaj Skocisë por gjithsesi ai është pranë Kombëtares sot. Në një pronocim të shkurtër për Supersport, ai është shprehur se beson te fitorja e kuqezinjve ditën e sotme.
“Në fakt është gjynaf mos i ndihmoj dot shokët e skuadrës por shpresoj që sonte të marrim një rezultat pozitiv. Nuk e kam ditur as unë se si do luajmë, por gjithsesi edhe po të dija nuk do tregoja për formacionin. Duhet të përmbushim detyrat dhe të marrim një rezultat pozitiv ditën e sotme. Humbja me Belgjikën nuk do të thotë shumë për Skocinë pasi është skuadër më e mirë”, u shpreh Grezda për Supersport.