Andi Lila u rikthye në verë me 24 herë kampionët e vendit. Lojtari i Tiranës ende nuk ka zbritur në fushë si shkak i një dëmtimi, megjithatë është pjesë e bardhebluve. Edhe pse i dëmtuar, Lila ka premtuar një rikthim të shpejtë në kampionat, teksa duket se rikuperimi ka ecur.
Në një postim në rrjetin e tij social, ish-futbollisti i Kombëtares duket se është gati për Maratonën që do të zhvillohet në Durrës por jo për bardheblutë. Në kuadër të nismës për të mbështetur të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Andi Lila duket se do të veshë sërish tutat për t’u rikthyer në botën e sportit por jo në futboll.
“Edhe pse akoma nuk kam rikuperuar 100 përqind, të diel në maratonën e Durrësit do të luftoj për kampion. Ju sfidaoj të gjithëve”, thotë ish-mbrojtësi i Kobëtares kuqezi.