Braktisja në mënyrë demonstrative e ndeshjes Mali i Zi-Kosovë nga trajneri i vendasve Ljubisha Tumbakoviç dhe dy lojtarët, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç ka krijuar pakënaqësi dhe irritim në radhët e Federatës Malazeze të futbollit.
Bojkotimi i sfidës së rëndësishme për kualifikueset e EURO 2020-ës për shkak të presionit nga Serbia (trajneri dhe lojtarët në fjalë janë serbë) nuk do të kalojë me kaq. Të tre rrezikojnë përjashtimin përfundimtar nga Malii i Zi, pasi rasti në fjalë përbën një skandal të vërtetë ku politika e jashtme ndërhyën jo vetëm në çështjet e brendshme, por dhe në futboll.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.