Problemet te Partizani nuk kanë të sosur. Ky sezon futbollistik paska qenë “ters” për të kuqtë, teksa së fundmi mësohet se një nga lojtarët e skuadrës është shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për Aristoteles Romeron i cili është akuzuar nga e dashura e tij se e ka dhunuar.
Mesfushori venezuelian po merret në pyetje, ndërsa kjo çështje ende s’është marrë nga prokuroria. Nëse kjo e fundit vendos ta marrë si të pandehur, atëherë 24-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare sikurse e parashikon legjislacioni shqiptar.
I afruar me bujë tek të kuqtë, Romero ka “prodhuar” gjithmonë probleme. Kohë më parë banorët e pallatit kanë shprehur shqetësimin e tyre për festat që ky i fundit organizonte deri në orët e vona. Tanimë ai duhet të japë shpjegime për akuzat nga e dashura e tij, Raulimar Diaz.