Izaier Emini është futbollisti I parë që është prekur me Covid-19 në Kosovë. Ish-lojtari I Kukësit në Superligë e ka pranuar në një intervistë për ‘GazetaBlicSport’, ka pranuar se është infektuar me coronavirus. Sulmuesi shpjegon se nuk e di se ku mund të jetë infektuar, por pas analizave të bëra ka zbuluar se është me Covid-19.
“Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv – apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, me kollitje apo gjoks. Jam normal dhe shumë mire.
Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga enti shëndetësor dhe nuk muj me lëviz shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndrojë në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollistë, trajner apo akterë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerë.
Jam shumë mirë, nuk e kuptoj si kam dalur pozitiv. Ndoshta mund të ketë ndonjë gabim në testim, prandaj do të testohem sërish nesër. Analizat i kam bërë në Shkup tek spitali “Sistina”, ndërsa shumë shokë më kanë thënë që ky spital nuk është shumë i saktë”, përfundoi Emini.