Milan do të luaj sot ndeshjen kundër Torinos në “San Siro”. Të besuarit e Stefano Piolit do të kërkojnë rikthimin te suksesi pas humbjes në derbi. Përpara takimit të orës 20:45, kuqezinjtë kanë marrë një lajm të hidhur, teksa sulmuesi Hakan Calhanoglu është dëmtuar.
Turku do të jetë mungesa e madhe për kuqezinjtë dhe sipas mediave italiane nuk është grumbulluar pikërisht për shkak dëmtimi. Lojtari ka një dëmtim muskular në këmbën e djathtë. Paqueta dhe Bonnaventura janë emrat më të mundshëm për ta zëvendësuar, ndërsa Milan kërkon patjetër tri pikët.