Kategoria Superiore ka përfunduar dhe shumë lojtarë kanë filluar pushimet. Gjithçka e kuptueshme, pasi është e nevojshme që lojtarët të jenë sa më në formë për edicionin nqë vjen.Kjo nuk vlen për lojtarin e Laccit, Bedri Greca. Greca, siç duket, po e shfrytëzon këtë kohë për të punuar në ndërtim.
Greca ka zhvilluar 18 paraqitje këtë sezon në Kategorinë Superiore, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 4 assiste. Pavarësisht të gjithave, vlen të theksohet kontributi i dhënë ndaj skuadrës kurbinase.