Tirana ka nisur prej ditës së djeshme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Seanca e parë është zhvilluar pasdite. Ndërsa Orges Shehi nuk ka pritur, teksa sot në mëngjes i ka grumbulluar sërish futbollistët e tij në “Selman Stërmasi”. Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive.
Drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë të tjerë cilësorë. Michael Ngoo është lojtari që pritet t’i bashkohet skuadrës pasi është arritur parimisht akordi. Edhe pse ka pasur shumë aludime, te Tirana po punojnë në qetësi të plotë për të mos përsëritur gabimet e vitit të shkuar.