Skuadrat shqiptare nuk kanë kohë për të humbur dhe do të rifillojnë menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Faza e 1/8 të Kupës së Shqipërisë është programuar për në mesjavë me disa përballje interesante.
Ditën e mërkurë do të luhen pothuajse të gjitha sfidat, ndërsa të enjten do të luhet sfida Bylis-Laçi. Në Grupin A, Partizani do të luajë në transfertë ndaj Besëlidhjes, Teuta ndaj Erzenit, ndërsa Vllaznia përballet me Flamurtarin. Një sfidë interesante është edhe ajo mes Kastriotit e Tiranës, e të gjitha këto ndeshje do të luhen ditën e mërkurë.
Në Grupin B, Kukësi kryesues përballet me Lushnjen e Kategorisë së Parë, ndërsa Luftëtari, Skënderbeu dhe Luftëtari luajnë ndaj Apolonisë dhe Besës. Sfida me e rëndësishme është ajo ndaj Bylisit e Laçit, dy skuadrat e Kategorisë Superiore që po bëjnë mjaft mirë në këtë sezon.