Valon Berisha nuk ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjen miqësore të Kosovës.
Mesfushori i njohur që po shkëlqen me Salzburgun nuk do të vihet nën urdhrat e teknikut të ri. Federata e Kosovës së Futbollit u shpreh se futbollisti nuk është grumbulluar për shkak dëmtimi.
Por, futbollikosovar.com raporton se lojtari nuk është lejuar nga klubi i tij që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Frika nga një dëmtim i mundshëm ka bërë që Berisha mos të jetë i gatshëm për dy sfidat miqësore, kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.