Tirana humbi në miqësoren ndaj Laçit dhe trajneri Mema në konferencën pas ndeshje u shpreh se skuadra ka nevojë për përforcime në merkato. Mesfushori Xhevde Gela i cili ka qenë në bisedime me Skënderbeun mund të jetë një alternativë për bardheblutë. Pasi nuk kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit korçarë, menaxherët e lojtarit mund t’ia ofrojnë skuadrës së Tiranës që është në kërkim të një mesfushori.
29 vjeçari luan në si mesfushorë qendre dhe do ishte përforcim i duhur për bardheblutë. Gela është aktivizuar në kampionatin filandez dhe luan aktalisht te skuadra e Lahtit. Këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje, pa arritur të shënoi asnjë gol. Kosovari dëshiron të ndryshoi ambient dhe mund të nis një aventurë të re në Kategorinë Superiore.