Forma e mirë që po kalon
në radhët e Brescia në Seria B nuk pritej të lihej mënjanë nga stafi teknik i
trajnerit të kombëtares, Christian Panucci.
Por, pavarësisht kësaj, emri i mesfushori të talentuar, Emanuele Ndoj nuk bën
pjesë në listën e kombëtares kuqezi për dy takimet eliminatore të muajit mars,
ndaj Turqisë dhe Andorës. Një fakt ky befasues, teksa më pas është zbuluar dhe
arsyesja e kësaj mungese.
Ndoj ka pësuar një dëmtim në një prej
seancave stërvitore të Brescias, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave të
futbollit për pak javë. Ai pritet të
rikthehet sa më shpejt në stërvitje me Brescia, por ky dëmtim e lë jashtë listës
së kombëtares shqiptare.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.