Serie A nisi dje sezonin e ri 2020-21, ndërsa Parma do të luaj sot në shtëpi ndaj Napolit. Me Parmën është grumbulluar edhe Redi Kasa, lojtari 19 vjeçar që ka dalë nga akademia e emilianëve . Mesfushori me tipare sulmuese është kontigjent I Kombëtares kuqezi U17, ndërsa kjo është e dyta herë që lojtari bën pjesë në listën e ekipit A te ialianët.
Pas Kastriot Dermakut që sheh sezonin e radhës me fanellën e Parmës, Serisë A I shtohet kështu një tjetër shqiptar që pret të tregojë veten. I lindur në Parma, lojtari firmos përpara 3 javësh kontratën e parë profesioniste, ndërsa sot është I gatshëm për trajnerin Fabio Liverani.