Philippe Coutinho nuk është në planet e Bayern Munich. Forma jo e mirë e brazilianit të huazuar nga Barcelona, do të sjelë largimin e tij në fundin e sezonit, teksa bavarezët e kanë bërë të qartë se nuk do e blejnë përfunimisht lojtarin.
Katalanasit dëshirojnë të përfitojnë një shumë të majnme nga lojtari, me Coutinhon që i është mbyllur dera edhe nga ish klubi i tij, Liverpool. Trajneri Klopp nuk e sheh të dobishëm 28 vjeçarin, teksa dëshiron në krah një lojtar me karakteristika të ndryshme. Sipas mediave në Spanjë, Barcelona mund t’a huazojë gjetkë fantazistin.