Partizani arriti të merrte një barazim 1-1 në derbi ndaj Tiranës të zhvilluar ditën e premte. Të kuqtë u iku fitorja nga duart në minutat e fundit pasi Muçi shënoi për bardheblutë. Në këtë takim Partizani kishte 5 mungesa lojtarësh pasi këta të fundit rezultuan pozitiv me Covid-19.
Gjithashtu nuk mori pjesë në këtë ndeshje edhe trajneri Sormani nga frika e infektimit edhe pse rezultoi negativ. Lidhur me këtë rast gazetari I njohur Bashkim Tufa I ftuar në “Ora Sport” ka zbuluar se lojtarët e Partizanit janë infektuar në një festë dhe klubi duhet t’i kontrollojë më shumë futbollistët gjatë kësaj kohe.
“Ekziston një protokoll shëndetësie që lojtarët që dalin pozitivë ngujohen ndërsa pjesa tjetër vijon lojën. Ky protokoll nuk është shpikje shqiptarësh. Janë të detyruar ta zbatojnë. A e di ti se ku e kanë marrë covidin ato djemtë e Partizanit? E kanë marrë në një mbrëmje, në një ditëlindje. Atëherë kontrolloi pak futbollistët në këtë periudhë kur është virusi nëpër këmbë. Ata duhet të jenë nëpër hotele me kontroll. Ky nuk është faji i Tiranës, është faji i Partizanit”.