Gardiani i Kombëtares sonë dhe Atalantës Etrit Berisha dha vlerësimin e tij për trajnerin e ri të Shqipërisë Edoardo Reja. Për mediat italiane, 30-vjeçari e vlerësoi italianin për organizimin e repartit të mbrojtjes dhe për arritjet e rezultateve pozitive. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi për gati 6 muaj te Lacio Berisha ishte futbollist në urdhërat e Rejas, i cili u largua në fund të sezonit.
“Unë e kisha mundësinë që të punoja me Reja për rreth 6-7 muaj te Lacio. Ai është shumë i mirë në organizimin e mbrojtjes. Tashmë dihen të gjitha aftësitë e tij të mëdha dhe i kushton një vëmendje të madhe aspektit të mbrojtjes.Kur ai arriti te Lacio, rezultatet erdhën menjëherë. E kam takuar para pak ditësh dhe ishte optimist, mezi pret të stërvis Shqipërinë. Fitorja në ndeshjet e rradhës do të ndikoj te morali i skuadrës, për të rritur shanset e kualifikimit në Europës”, deklaroi Berisha.
Reja ndihmoi Lacion të fitonte Kupën e Italisë në 2014 ndaj Romës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.