Griseld Lika, talenti i dalë nga akademia e Partizanit që këtë sezon ka zhvilluar një paraqitje për t’u pasur zili me Luftëtarin, nuk e fsheh dëshirën për një rikthim te të kuqtë.
Në një bisedë për Fan Zone, Lika tregon se nuk e ka për turp të luaj me bluzinjtë as në Kategorinë e Parë, pasi klubi nga “Qyteti i Gurtë” i ka besuar. Lika nuk ka sesi e fsheh dashurinë për Partizanin, ndërsa flet edhe për idhullin e tij në futboll. “Jam te Luftëtari dhejam gati të jap maksimumin deri në ndeshjene fundit.
Klubi më ka besuar dhe nuk e kam për turp të luaj edhe në Kategorinë e Parë. Të ardhmen e dinë drejtuesit dhe veproj sipas asaj që më thonë. Gjergji Muzaka ka qenë idhulli im, shihja mënyrën e goditjes së tij dhe driblimet. Rikthimi te Partizani? Do të gënjeja nëse do thoja që nuk dua të rikthehem, por këtë gjë e dinë drejtuesit e Luftëtarit”, tha Lika.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.