Borja Valero në një prononcim për mediat është shprehur se nuk e ka shumë të qartë nëse do e mbyll karrierën e tij futbollistike tek Interi.
“Nuk e di nëse do e mbyll këtu karrierën apo jo. Në të ardhmen më shumë më pëlqen të merrem me golf sesa të trajner”, është shprehur ndër të tjera spanjolli.
Interi në ndeshjen e fundit në Seria A është mundur nga Atalanta, ndërsa në takimin e radhës do të luajë ndaj Frosinones në shtëpi.