Sergej Milinkovic nuk dëshiron të largohet nga Lazio. Mesfushori serb është i kënaqur me trajtimin në kryeqytet dhe nuk e merr në konsideratë asnëj ofertë në drejtim të tij. Edhe trajneri i ri, Sarri e ka në planet për edicionin e ardhshëm, çka edhe ia ka komunikuar tashmë.
26 vjeçari firmosi për lacialët para 6 vitesh, periudhë në të cilën vinte nga Genk. Në Serie A italiane, Milinkovic Savic ka luajtur 194 ndeshje, ku ka shënuar 37 gola dhe ka dhuruar 29 assiste. Për sezonin e ardhshëm pritshmëritë janë të mëdha jo vetëm për serbin, por edhe për vetë Lazion.