Nedim Bajrami nuk do të ketë mundësi që të luajë për Kombëtaren shqiptare. FIFA nuk ka dhënë dritën jeshile për mesfushorin shqiptar që ka luajtur 4 ndeshje me Zvicrën U-21 pasi ka mbushur moshën 21-vjeç. Mediat zvicerane bëjnë me dije se sipas rregullores lojtari nuk mund të luajë për Shqipërinë, ndërsa pritet edhe një përgjigje zyrtare nga Federata shqiptare.
Nëse me Kombëtaren nuk po shkon çdo gjë siç duhet, në klube është krejt e kundërta. Bajrami ka shkëlqyer me Empolin dhe falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e disa klubeve në Serie A. Mediat italiane bëjnë me dije se Sampdoria dhe Napoli kërkojnë me ngulm shërbimet e Bajramit. Skuadra e drejtuar nga Gatusso është më e favorizuar dhe në merkaton e verës pritet të ketë edhe një ofertë zyrtare.