Egnatia mund të bëhet me një stadium modern teksa deri tani gjithçka është në letër. Një projekt i prezantuar së fundmi nga klubi rrogozhinas ka nxitur reagime të shumta.
E për këtë, klubi i Egnatias përmes një komunikate për shtyp sqaron se pritet miratimi i projektit nga FSHF-ja dhe Bashkia e qytetit. Sipas tyre ky projekt s’do të mbetet vetëm në letër, por së shpejti do të nisë të vihet në zbatim.
“Reagim
FK Egnatia sqaron çdo tifoz dhe qytetar të Rrogozhinës se stadiumi “Hasan Zyla” nuk është thjesht vetëm një projekt 3D.
Prej disa muajsh ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit të ri, projekti do jetë në 3 faza, ku çdo fazë do kërkojë kohën e vetën për t’u ndërtuar, pasi Bashkia e Rrogozhinës e presidenca të marrin “OK” për ndërtimin e saj. Theksojmë se deri më tani çdo gjë është në rrugën e duhur.
Ky projekt së shpejti do të prezantohet edhe në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Çdo gjë është transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin, drejtuesit vlersojnë çdo këshillë që vjen në të mirë të FK Egnatias.
Një mundësi e tillë, Rrogozhinës nuk i ka ardhur në këto 30 vite, ndaj tregohuni seriozë, e mos e ekzagjeroni me hamendësime të tilla.
Forca Egnatia.
E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.
Ë. CHURCHILL”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Egnatias.