Vllaznia është rikthyer në stërvitje ditën e djeshme, ashtu si të gjitha ekipet e tjera në Superligë. Shkodranët kanë filluar përgatitjet edhe pse pa trajnerin Jonuz që ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për mediat, kapiteni Gilman Lika ka “thumbuar” kundërshtarët pasi sipas tij ata janë stërvitur prej 4-5 javësh.
“Të gjithë besoj se janë mundur të mbajnë veten me stërvitjen individuale, por ato séance nuk kanë lidhje me këto në fushë. Nuk besoj se do të jemi 100% në formë, përveç atyre skuadrave që kanë 4-5 javë që bëjnë stërvitje që kemi marrë vesh ne që kanë dalë fshehurazi.
Ne kemi për herë parë që bëjmë stërvitje bashkë pas pandemisë dhe për 3 javë që fillon kampionti nuk ka shanse të jemi 100% në formë”, u shpreh Lika.