Siroki Brijeg bëri një hap të rëndësishëm mbrëmë në Conference League, teksa në sfidën e parë të turit të parë ndaj Vllaznisë, fitoi 3-1. Trajneri i boshnjakëve, Toni Karaçiç ka folur për mediet, teksa komplimenton djemtë për arritjen e bërë. Numri një i pankinës ndjen keqarrdhje për vetëm një gjë: Golin e pësuar në fund.
“Sigurisht që nuk do të ketë relaks. Kjo ishte një lojë e mirë nga ana jonë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne ishim mirë në ofensivë, duke krijuar disa situata. Do të doja të mos kishim shënuar nga penalltia, sepse ishim më dominant dhe mund të kishim shënuar përmeslojës së rregullt. Ne kemi luajtur gjatë gjithë lojës me ritëm të lartë. Më vjen keq që pësuam gol në fund” – tha ai.