Besa do të luajë një tjetër ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani pas disa rezultateve jo të mira në ndeshjet miqësore do të luajë edhe një tjetër sfidë. Skuadra kavajase do të ndeshet sërish ndaj një skuadre kosovare Trepça’89.
Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 në fushën e vjetër Kavajë. Miqësorja është zyrtarizuar nga vet klubi në faqen e tyre zyre në Facebook.