Albi Dosti ishte një ndër lojtarët që u provua në këtë merkato dimri te Korabi. Ish-sulmuesi i Kukësit dhe i Laçit nuk gjeti akordin me drejtuesit dibranë. Tashmë mësohet se Dosti ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Tomorit dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës beratase.
Albi Dosti ishte gjysmën e parë të sezonit pjesë e Sibenikut në Kroaci, ndërsa tashmë do të vijojë aventurën futbollistike në Shqipërisë. 25-vjeçari është një lojtar i njohur i kampionatit shqiptar pasi ka luajtur me Laçin, Kukësin dhe Teutën.