Verona arriti të triumfonte në shtëpi ndaj Juventus në një sfidë tepër emocionuese. Verdhezinjtë fituan me përmbysje ndaj ”Zonjë”s me rezultatin 2-1. Një prej protagonistëve kryesor në ndeshjen e sotme ishte pikërisht Marash Kumbulla, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Mbrojtësi shqitpar arriti të fitonte penalltinë në minutën e 85, ku Verona arriti të përmbyste rezultatin.
Në ndihmë të Kumbullës në mbrojtje ishte dhe Rrahmani, të dy së bashku arritën të ndalnin aq sa mundën sulmuesit e Juventus si Ronaldo dhe Higuain. Pas përfundimit të ndeshjes media italiane ”CalcioMercato” ka zbuluar dhe notat për dy mbrojtësit shqiptarë, Kumbulla dhe Rrahmani.
Rrahmani notën 5.5: Vihet në vështirësi gjatë mbrëmjes dhe nuk përshtatet me lojën. Demonstron paqartësi në fushë dhe humb duelin me Ronaldon i cili arrin të shënojë golin e avantazhit për Juventus.
Kumbulla nota 6.5: Shumë ndërhyrje të sakta në mbylljen e kundërshtarëve. Preciz.
Kujtojmë që Kumbulla arriti gjithashtu të shënonte një gol, i cili u anulua me VAR. Megjithatë Kumbulla vazhdoi me paraqitjen e tij të mirë, duke fituar dhe një 11 metërsh në minutën e 85, i cili ishte vendimtar për ndeshjen.
Më i miri i ndeshjes ka dal Fabio Borini i cili ka marrë notën 7.